Dërgimin i forcave speciale në veri, qeveria demanton zyrtarët

20:01 | 11 Dhjetor 2022

Qeveria demanton zyrtarët për dërgimin e forcave speciale në veri.

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, ka deklaruar sot se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po planifikon dërgimin në veri të njësive elitare policore (ROSU).

Por, kjo u mohua kategorikisht nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.

Kryeziu tha për Klankosova.tv deklarimet e tilla të Rakiq e kanë qëllim arsyetimin e mirëmbajtjen e barrikadave në ato zona.

Ai theksoi se barrikadat në veri duhet të hiqen.

Zëdhënësi i ekzekutivit iu bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformimit.

“Absolutisht e pavërtetë. Shpikje të tilla, si kjo e Rakiq sot, qëllim kanë arsyetimin dhe mirëmbajtjen e barrikadave në veri të vendit, e të cilat duhet të largohen menjëherë. Ftojmë qytetarët tanë në veri të ndjekin njoftimet dhe t’i besojnë institucioneve tona dhe mos të bien pre e dezinformimit të grupeve kriminale që synim kanë ta mbrojnë vetëm veten. Policia e Kosovës është aty për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, tha Kryeziu.

Më herët lidhur me zhvillimet në veriun e Kosovës kanë reaguar Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, në Prishtinë e Beograd.

Në reagimin e tyre bëhet thirrje që të hiqen menjëherë barrikadat e vendosura në rrugët që çojnë tek pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

Tutje, në reagim u tha se arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj institucioneve të sigurisë po përdoren si pretekst për pengesat e vendosura.

Reagim lidhur me rastin ka pasur edhe nga Gjermania.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka reaguar pas situatës së krijuar në veriun e Kosovës.

Baerbock se Kosova i uli tensionet duke i shtyrë zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se retorika nga Serbia po e bën të kundërtën.

Komento: