Escobar i shkon në zyre Kurtit, Qeveria del me këtë njoftim!

13:07 | 12 Dhjetor 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pret në takim të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Sipas ZKM-së, takimi do të mbahet në orën 16:30 në ndërtesën e Qeverisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Ndërsa sipas raportimeve, Escobar pritet të takohet edhe me presidenten Osmani.

Komento: