Konjufca: S’e lejojmë Vuçiçin me banda kriminale të komandojë në Kosovë

15:13 | 12 Dhjetor 2022

Veprimet e Serbisë janë të papranuehsme, ato kanë për qëllim destabilizimin dhe ndarjen de-facto të shtetit të Kosovës, ka thënë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Veprimet e fundit të Kosovës, arritjen e marrëveshjes për targat dhe shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri, Konjufca i vlerësoi për në koordinim të plotë me ShBA-në dhe BE-në, ndërsa ato të Serbisë, krejt të kundërta.

Konjufca, pas takimit me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut Talat Xhaferi, u shpreh se “nuk do të lejojmë që brenda territorit të Kosovës, Aleksandar Vuçiçi të komandojë përmes këtyre bandave”.

“Serbia, në anën tjetër, u përgjigj me mbështetjen e eksponentëve, të cilët janë në krye të krimit të organizuar në atë pjesë të Kosovës, e të cilët ndërmarrin veprime të dhunshme dhe të armatosura kundër Policisë së Kosovës dhe i mbyllin rrugët e karakterit ndërkombëtar përmes vendosjes së barrikadave të paligjshme”, ka thënë Konjufca.

“Republika e Kosovës është e përkushtuar për dialog, për të zgjidhur çdo çështje të hapur përmes dialogut” dhe “dënon fuqishëm gjuhën e urrejtjes, dhunës dhe barrikadave që janë qëllimisht, me dijeninë e Presidentit të Serbisë (Aleksandër) Vuçiq, janë ngritur brenda territorit të Kosovës”, tha ai.

“Ne duam marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Serbinë, por kjo nuk është diçka që ne vendosim. Kjo është zgjedhje e Republikës së Serbisë, dhe publiku ndërkombëtar dhe BE janë të vetëdijshëm për këto veprime. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se të dy Vendet do të kenë marrëdhënie të normalizuara dhe reale të fqinjësisë së mirë vetëm kur Republika e Serbisë ta njohë ndërkombëtarisht Republikën e Kosovës”, tha Konjufca.

ShBA, MB dhe BE kanë reaguar njëzëri për heqjen e barrikadave të paligjshme në pjesën veriore të vendit, teksa përshëndetën vendimin “konstruktiv” të Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve.

Komento: