Shkëlzen Gashi garanton se Albin Kurti nuk e nënshkruan Asociacionin

22:24 | 15 Dhjetor 2022

Opinionisti Shkëlzen Gashi është i bindur se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do ta nënshkruan themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.

Përveç kësaj, Gashi tha në T7 se Kurti as nuk do të japë dorëheqje, duke shtuar se mund ta shkarkojnë.

“Unë për Kurtin kam thënë se nuk e len referendumin, nuk i len zgjedhjet e Serbisë qetu me u mbajt. E tash unë po të them që një: ai nuk e bën asociacionin me kompetenca ekzekutive që e pengojnë funksionimin e shtetit të Kosovës, dy: nuk jep dorëheqje, mujnë me shkarku edhe tre: një sen po ua thom t’u kon në opozitë ka me kundërshtu fort asociacionin. Për qito unë garantoj”, tha ish-këshilltari i Kurtit.

Kujtojmë se i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëdimor, Gabriel Escobar, ka thënë se duhet të fillojë menjëherë puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumice serbe.

Komento: