Nënkryetari i Prishtinës u kundërpërgjigjet reagimeve: Sheshi deri te Katedralja!

22:50 | 15 Dhjetor 2022

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, u është përgjigjur reagimeve të shumta që kanë shkuar në adresë të Komunës së Prishtinës, lidhur me zgjatjen e Sheshit deri te Katedralja.

Sipas Zogajt, një gjë e tillë ishte premtuar nga kryetari Perparim Rama, i cili me këtë program edhe fitoi zgjedhjet.

Zogaj tha se janë duke u mbajtur premtimet për transformim të Ptrishtinës, ku këmbësori është i pari, trafiku urban i dyti dhe vetura e treta në hierarki.

Ky është reagimi i plotë i Zogajt:

Sheshi deri tek Katedralja!

Po ndëgjoj shumë reagime për zgjerimin e sheshit deri tek Katedralja e qytetit!

Por, një gjë po e harroni, që ky ka qenë njëri ndër premtimet kryesore të Kryetarit Perparim Rama… me të cilin program dhe premtime i ka fitu zgjedhjet!

Andaj, ne po realizojmë premtimet tona për transformimin e Prishtinës! Këmbësori i pari, trafiku urban i dyti, vetura e treta në hierarki.

Komento: