Kërkesa e Vuçiq për trupat në Kosovë, ironizon Çitaku: Edhe unë kam paraqitur kërkesë të shkoj në Hënë

23:47 | 15 Dhjetor 2022

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka ironizuar me kërkesën e Vuçiqit për kthimin e trupave serbe në Kosovë.

Ajo tha se kinse i ka dërguar NASA’s email për të shkuar në Hënë, dhe për këtë tha se “gjasat për përgjigje pozitive i ka shumë më të mëdha se Vuçiq”.

Postimi i saj i plotë:

Presidenti i Serbisë i paska dërgu një email Komandës së KFOR me kërkesën për “ zbarkimin e 1000 ushtarëve “ të ushtrisë së Serbisë në Kosovë.

Edhe unë e kam dërgu një email në NASA. Kam kërkuar që të ma sigurojnë një udhëtim në Hënë.

Gjasat për përgjigje pozitive i kam shumë më të mëdha se Vucic.

Qeveria e Serbisë ka miratuar të enjten kërkesën ndaj misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për dërgimin e një numri të forcave të sigurisë në Kosovë.

Ky vendim është marrë pas mbledhjes që ka mbajtur Qeveria e Serbisë, në të cilën ka marrë pjesë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se kërkesa do të dërgohet në mbrëmjen e së enjtes në formë elektronike.

Ai ka bërë të ditur se ajo do t’i dorëzohet komandantit të KFOR-it të premten në pikën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Komento: