
Një person është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Banjë të Istogut.
Rasti në polici është lajmëruar të shtunën.
Policia bënë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.
Ndërsa, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
Banjë, Istog 14.01.2023 – 07:40.Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.