Fajon vjen sonte në Kosovë, pritet nga Ministrja Gërvalla

10:57 | 15 Janar 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, do të mirëpres sot në Kosovë zëvendëskryeministren, njëherazi edhe ministren e Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Sipas njoftimit të MPJD-së, Gërvalla-Schwarz do të presë Fajon në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Pritja do të bëhet në ora 20:00.

Akoma nuk është zbardhur agjenda dhe arsyeja e vizitës së Fajon në Kosovë.

Komento: