Fero del nga burgu, njofton vendimin e papritur

09:57 | 03 Shkurt 2023

Pas një muaji pas hekurave Feronit Shabani i njohur si Fero është lënë i lirë.

Ai është shfaqur në rrjetet sociale ku ka treguar edhe disa dokumente që zbulojnë se ka marrë vizën angleze.

“Kosova ime e dashur do të më mungoni për disa kohë,”-shkruan Fero.

Pas lirimit nga paraburgimi ai duket se do të qëndrojë në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, Fero ka përshëndetur edhe avokatin e tij.

Fero u akuzua për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi qëlloi me armë në një lagje të Gjilanit. Ai qëndroi 30 ditë në paraburgim.

Komento: