Stresi ia uroj ditëlindjen, ky ishte reagimi i Kejsit.
Gjatë Prime-it live mbrëmë me të hyrë në mesnatë, Stresi kërkoi disa sekonda për të uruar gruan e tij, Kejsin, për ditëlindje.
”Unë ja uroj me gjithë shpirt, i them se e du fort dhe të bëhet 100 vjeçe e të takohemi sa më shpejt”, ishin fjalët e reperit.
Ndërsa, duke qenë aktive në rrjetet sociale, Kejsi, ka postuar momentet që po i kalonte me shoqërinë në një klub nate.
Veshur në një komplet të zi me dekolte të hapur ajo dukej në super formë.
E pa dyshim që nuk i ka ikur edhe urimi i partnerit, Stresi, por që reagoi në heshtje përmes fotografive duke u shfaqur e lumtur.