Luizi bën një veprim të papritur, Kiara: Më ngeli shumë qejfi

20:22 | 15 Shkurt 2023

Luizi i merr varësen që i dhuroi pak ditë më parë, Kiara: Më ngeli shumë qejfi.

Luizi dhe Kiara janë përfshirë në një debat ditën e sotme, pas surprizës që këngëtari i bëri moderatores duke i dedikuar një këngë për Shën Valentin.

Sot Luizi i ka marrë Kiarës varësen të cilën ia dhuroi pak ditë më parë pasi kishte vite që nuk e hiqte nga qafa.

Kjo nuk i ka pëlqyer Kiarës e cila vazhdimisht e ka pyetur se pse ia kishte marrë varësen. Edhe pse Luizi i ka dhënë shumë justifikime, nuk arriti t’i tregonte të vërtetën se pse ia kishte marrë varësen.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Unë të dua me gjithë shpirt dhe jap jetën për ty

Kiara: Por varësen e more sepse…

Luizi: Ça është e imja është e jotja

Kiara: Pse iku varësja?

Luizi: Nuk iku është aty, unë të kam thënë që do të ta lë derisa të dalësh nga këtu, por tani po bëj sikur ti nuk je këtu.

Kiara: Pse ke nevojë të bësh skema?

Luizi: Po por kjo nuk është pjesë e skemës

Kiara: Ti nuk i mban ndonjëherë premtimet

Luizi: Ndonjëherë? Unë nuk e di pse më beson akoma

Kiara: Kjo e fundit nuk më pëlqeu si lëvizje, e kam seriozisht. Më ngeli shumë qejfi.

Komento: