“Hallakamë” në BBVA, produksioni që një orë po i bën “gjyqin” Luizit

22:12 | 28 Shkurt 2023

Sonte “Big Brother VIP Albania” ka nisur me tensione të tepruara.

Po komentohet një veprim i Luizit i cili izoloi Kiarën, për t’ia prishur një lojë.

Produksioni duket se i ka bërë një gjyq hapur Luizit.

Vajzat po e konsiderojnë si një dhunë veprimin e Luizit.

E në anën tjetër edhe opinionistët po shprehen ashpër për veprimin.

Arbëri tha se Luizi shpesh i harron të gjitha për lojë.

E Zhaklina e teproi teksa tha se kjo është dhunë dhe Kiara ka nevojë për vajzat për ndihmë.

Ajo madje u bëri thirrje të gjitha vajzave që të ndihmojnë njëra-tjetrën, sepse veprimi i Luizit ka kaluar të gjitha limitet.

Komento: