Lugati zbulon të vërtetën e madhe se brenda Big Brotherit janë tre banorë që i përkasin LGBT-së

20:32 | 04 Mars 2023

“Në “BBVK” tre banorë i përkasin komunitetit LGBT!” Lugati bën deklaratën e fortë.

Gjon Karrica i njohur ndryshe edhe si Lugati, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Barber Shok”. Në këtë dalje të tij, Gjoni foli për shumë gjëra nga jeta e tij private, karriera teksa edhe ka rrëfyer për eksperiencën e tij në “Big Brother Vip Kosova”.

Ndër tjera, Karrica ka komentuar edhe deklaratën e ish-banorit tjetër, Edon Shileku i cili pas daljes nga shtëpia e “BBVK” tha se dyshon se ka edhe banorë të tjerë që i përkasin komunitetit LGTB+.

I pyetur për këtë, Gjoni tha se ai mendon se ka edhe më shumë, sipas tij janë tre banorë të këtij komuniteti.

“Pajtohem se ka persona të LGBT+, unë kam patur dyshimet e mia, mendoj që janë më shumë, mendoj që janë tre”, ka thënë Gjoni.

Kujtojmë që Gjoni la në gjysmë rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova për shkak të problemeve shëndetësore që ia pamundësuan qëndrimin e mëtejshëm. Banori i “Big Brother Vip Kosova”, Gjon Karrica i njohur për publikun si “Lugati” la shtëpinë, pasi pësoi një sulm të rëndë epileptik.

Komento: