Pse ndryshoi Efi? Publikohet video nga koha kur ajo dhe Ronaldo talleshin me Luizin!

23:49 | 09 Mars 2023

Luizi që nga fillimi i “Big Brother Vip Albania 2” është banori me i diskutuar. Fillimisht ishte një nga banorët me të sulmuar, ata talleshin me Luizin.

Në grupin e personave që talleshin me Luizin ishin edhe Efi dhe Ronaldo që sot mbrojnë atë me çdo kusht.

Pjesë nga biseda e banorëve në fillimet e BBV:

Ronaldo: Je luan Luiz, je luan, më fal të preka? Ti je luan. Meriton të fitosh.

Tea: Fiks si ai Luani i kopshtit zoologjik i Fierit. Nuk po e ofendoj, po e përshkruaj.

Dea: E di sa mirë ke bërë që gënjeve

Ronaldo: As aktorët s’do e bënin dot këtë që bëre ti apo jo Olta?

Olta: Joo, u përpoqëm po s’ja dolëm dot

Ronaldo: Aktorët vuajnë për të nxjerrë lot, por ai i nxorri.

Olta: I nxorri lehtë fare, pa punuar

Ronaldo: Ti je më i miri.

Efi: Jo është më i keqi se ai që është më i keq duhet të rrijë këtu o budalla. Ngatërrove skenarin.

Një video tjetër po qarkullon këto ditë vë në pah talljet që Ronaldo dhe Efi bënin me Luizin.

Kjo ka bërë që ndjekësit përmes komenteve t’i kthehen keq Efit ata i dhanë të drejtë Arbër Hajdarit i cili në prime të kaluar i akuzoi dy ish-banorët se kanë ndryshuar qëndrim për Luizin vetëm pasi kanë parë dronat në shtëpi që vinin për të.

Komento: