E zbulon vet produksioni: Ky personazh i njohur, banori më i ri i Big Brotherit të Shqipërisë

10:58 | 11 Mars 2023

E zbulon vet produksioni, ky personazh i njohur do të jetë banori më i ri i Big Brotherit të Shqipërisë.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 70 ditë që nga nisja e “Big Brother VIP”, fakti që ditët e fundit në reality show u futën plot 6 banorë të rinj, por edhe ndjesia që ekziston mes ndjekësve të programit dhe thashethemet që qarkullojnë, tregojnë se jemi ende shumë larg mbylljes së tij.

Përflitet se programi do të zgjasë deri në javët e para të majit dhe për pasojë, nuk do ishte cudi që të kishim sërish hyrje të reja në shtëpi.

Një emër që po përflitet së fundmi, edhe jo pa shkak, është ai i aktorit Rezart Veleshnja. Arsyeja përse aludohet se ai ai mund të jetë banor i ri i formatit është kjo foto që ka postuar me regjizorin e programit, Eduart Grishaj teksa bashkangjitur shkruan: “Si mendoni a të futem në Big Brother?”

Ky mund të jetë vetëm një ngacmim ose shaka nga ana e aktorit të humorit, por nga ana tjetër, edhe Vis Pupa kështu e njoftoi hyrjen e tij në program, me një pyetje në rrjetet sociale dhe s’do ishte cudi ta shihnim edhe Rrezin në ‘BBVIP”.

Komento: