“A ju kemi mungu”, Andi shfaqet në këtë gjendje kë përqafim të Gresës!

18:29 | 11 Mars 2023

Gresa Hoti ka qenë konkurrentja e eliminuar e mbrëmjes gjysmëfinale të Big Brother VIP Kosova.

Sikurse i dashuri i saj, Andi Artani, as Gresa nuk ka arritur të shkoj në finale të madhe të BBV Kosova.

E pas daljes nga shtëpia me e famshme në Kosovë, Gresa ka pranuar një përqafim goxha të fortë nga i dashuri i saj, ish banori i këtij formati televiziv, Andi, përcjell ORAinfo.

Porsa modelja ka mbërritur në skenën gjigante të spektaklit Prime, ajo është hedhur në krahët e Andit, derisa është përshëndetur edhe me banorët e tjerë, prezantuesit si dhe opinionistët.

Ndërsa sot ka qenë Artani që ka publikuar një fotografi në shoqëri të Gresës.

“A ju kemi mungu”, ka qenë përshkrimi që Andi i ka bërë fotografisë, derisa shfaqet në disponim të mirë të dashurës së tij.

Gresa kishte qenë pjesë e BBVK-së që prej 5 dhjetorit, kur edhe filloi rrugëtimin ky format televiziv. /ORAinfo/

Komento: