
Loja që “Vëllai i Madh”, u kishte caktuar banorëve të BBVA, që të qëndronin çift në një bluzë, ka krijuar një atmosferë argëtuese.
Këtë si duket e ka pëlqyer edhe nëna e Luizit, pasi atij i duhej të qëndronte me Oltën.
Ajo përmes “Big Love”, ka dërguar një mesazh për të dy.

“Përshëndetje çapaçulat e nanës. Jeni shumë të mirë. Zoti ju ruajt të tanve dhe Zoti është i madh që bani bashkë Luizin edhe Oltën në një bluzë. Nana e Luizit nga Neë York”, thuhej në mesazh.
Luizi dhe banorët ka shpërthyer në të qeshura pas mesazhit.
