Është përfolur për një lidhje me Kiarën, Roni reagon pas avantazhit të saj dhe flet për ‘Fortuna’

17:16 | 14 Mars 2023

Pak muaj më parë në nisje të “Big Brother VIP”, Kiara Tito u bë kryefjalë e mediave për një lidhje që u raportua se kishte me Roni Kokën (Renald Koka), djalin e biznesmenit Leonard (Nari) Koka.

Roni më parë ka qenë i punësuar në Kryeministri.

Mirëpo, Roni sqaroi asokohe se nuk është në një lidhje me moderatoren, duke deklaruar se ishte bërë personazh publik pa fakte dhe pa dëshirën e tij.

“Duke mos qenë person publik, e ruaj privatësinë time dhe nuk jap sqarime për gjërat që kam pasur, kam dhe do të kem.

Por, e sigurt është që nuk jam në një lidhje me Kiara Titon. Lajmet e pavërteta janë një shqetësim për të gjithë, ashtu si dhe për mua.

Kërkoj mirëkuptimin e të gjitha mediave që kanë përmendur emrin tim, të sqarojnë për publikun që i ndjek situatën në fjalë dhe të marrin parasysh këtë deklaratë timen. Nuk jam i lidhur me Kiara Titon!”-deklaroi ai asokohe.

E pikërisht kjo deklaratë ishte e përfshirë në ‘avantazhin’ që iu dha Kiarës para pak ditëve, kur produksioni i tregoi një video me titujt e mediave që ishin shkruar për të. Në lajmin e përzgjedhur shkruhej:

“Roni vendos pikat mbi ‘i’ për lidhjen e shumëpërfolur me Kiara Titon”.

Mirëpo, pas kësaj ka ardhur një reagim nga Roni në profilet e tij private në mediat sociale. Në status që është publikuar nga “Kryefjala com” ai shkruan:

“Plaka ishalla vini butë se me ardh me fortuna ia hoqët pikat “i””. Nuk dihet se për çfarë fortune e ka fjalën ai, por statusi tashmë po bën xhiron e rrjetit.

Komento: