Mimosa paska shtuar peshë, në këtë gjendje shfaqet në bikini!

20:58 | 15 Mars 2023

Mimoza Shkodra, ka kohë që nuk ka sjellë një projekt të ri muzikorë.

Por, ajo është shumë aktive në mbrëmje dhe ahengje familjare brenda dhe jashtë Kosovës, shkruan ORAinfo.

Jeta e saj është mes Kosovës dhe Zvicrës, vend në të cilin ajo e ushtron profesionin e saj si farmaciste.

Duke qenë se vazhdimisht është në lëvizje dhe udhëton shpesh, Mimoza poston rregullisht nga jeta e saj shumë e ngarkuar.

Ajo se fundmi ka publikuar disa imazhe ku shfaqet nga plazhi.

E veshur vetëm me bikini, ajo që bie në sy është e Mimoza ka shtuar goxha peshë.

Edhe me disa kilogramë me shumë, trupi i Mimozës po duket në top formë. /ORAinfo/

Komento: