Kurti takoi Escobarin, folën për pritjet e takimit të sotëm

12:51 | 18 Mars 2023

Kurti takoi sot Escobarin, diskutuan për pritjet e takimit të sotëm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot Zëvendësndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në prag të fillimit të takimit në Ohër.

Zyra e kryeministrisë ka njoftuar se temë e diskutimit ka qenë takimi i sotëm, për rëndësinë dhe pritjet.

“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Escobar për mbështetjen vazhdueshme të tij dhe të ShBA-së në procesin e dialogut, duke theksuar këtu përkushtimin dhe qasjen konstruktive të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë fundjavë dhe për gjatë gjithë procesit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Komento: