Të enjten, Kurti raporton në Kuvend për takimin e 18 marsit në Ohër

13:55 | 20 Mars 2023

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë dy seanca.

Ajo tha se seanca e parë që mbahet të enjten do të nisë në orën 12:00.

“Kjo seancë e 22 marsit ka në agjendë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare”, tha Kusari-Lila.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, tha se të enjten me fillim të orës 10:00, Kuvendi mban seancë të re ku edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të raportohu për takimin në Ohër.

“U dakorduam që pikat e rregullta të rendit të ditës të hiqen në mënyrë që të ofrohet më shumë diskutim dhe njoftim nga ana e kryeministrit Albin Kurti për takimin në Ohër”, tha ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, por se Serbia sërsh nuk e ka nënshkruar të njëjtin.

Kurti ka thënë se i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë./Reporteri.net

Komento: