
Luizi merr goditjen e radhës nga banorët në Big Brother
Banorët e Big Brother VIP Albania, kanë zgjedhur liderin e shtëpisë.
Ata u ndanë në dy grupe. Secili prej tyre votoi duke bërë zgjedhjen e vet, e me shumicë votash, lider i shtëpisë u shpall Jori, e cila ka edhe një avantazh në lojë.

Modelja mundi të siguronte 7 vota prej banorëve, 5 vota i mori Luizi dhe dy Dea.
Ndërsa, Luizi nuk ia doli dot që të zgjidhej lider i shtëpisë edhe pse tentoi e bisedoi me të gjithë banorët për t’i bindur që të ishte lider, duket se këta të fundit nuk u bindën mjaftueshëm.
