
Ani pse ishte më e komentuara dhe arriti finalen, nuk e fitoi dot këtë edicion.
Kjo u komentua shumë nga fansat e saj duke e quajtur padrejtësi, por kishte edhe nga ata që iu gëzuan humbjes së saj.
Pas daljes së saj, ajo ka reaguar disa herë në ‘Instagramin’ e saj.
Ajo u shpreh se është fituese pasi fitoi zemrat e publikut.

Së fundi, ajo ka bërë edhe një reagim në formë ‘ironie’.
“Kur diamantit nuk i gjetën asnjë të metë, thanë që shkëlqimi i tij të vret syt”, shkruhet në postimin e Xhulit mbi një kurorë.
Ndryshe, edicionin e parë të “Big Brother VIP Kosova”, e ka fituar reperi nga Shqipëria, Stresi.

