KQZ njofton se ka përfunduar periudha e aplikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e 23 prillit

17:39 | 22 Mars 2023

KQZ: Përfundon periudha e aplikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e 23 prillit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka bërë të ditur se ka përfunduar afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat veriore të vendit. KQZ, shton se afati për aplikim ka përfunduar edhe në zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023.

Në njoftimin e KQZ thuhet se gjatë periudhës 14 ditore të aplikimit, duke filluar 9 marsi deri më 22, nuk kanë pranuar ndonjë aplikim nga ndonjë subjekt politik. Por, vetëm se i kanë konfirmuar certifikimet e mëhershme të partive politike që kanë aplikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit e kaluar që kishin për t’u mbajtur.

“Nga 9 deri më 13 mars 2023, subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit, kanë konfirmuar certifikimin e mëhershëm dhe të njëjtit nuk kanë pasur nevojë të paraqesin aplikim nga fillimi, me përjashtim të udhëzimeve të dhëna nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike”, thuhet në njoftimin e KQZ-ës.

Zgjedhjet në katër komunat në veri u shpallën pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj planit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri. Më pas u caktua data e zgjedhjeve, pas kësaj u sulmuan zyret e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, dhe u detyrua të shtyhet data për 27 prill të këtij viti.

Më poshtë i keni subjektet politike me kandidatët e tyre për këto zgjedhje:

Komento: