
Grenell i reagon Blinkenit për takimin e Ohrit: Askush s’e nënshkroi ”marrëveshjen”.
Ish-emisari special amerikan, nga Presidenca Trump, Richard Grenell, i ka reaguar sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, mbi marrëveshjen e planit evropian në Ohër.
”Askush nuk e nënshkroi ”marrëveshjen”
”Seriozisht.”, shprehet Grenell përmes një cicërime në twitter, duke rishpërndarë deklaratën e Blinkenit i cili e përshëndet arritjen e kësaj ujdie mes palës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
Kujtojmë që Richard Grenell kishte rol kyç në arritjen e Marrëveshjes së Normalizimit Ekonomik Kosovë-Serbi në vitin 2020 në Washington, DC, atë kohë nën qeverisjen e kryeministrit Avdullah Hotit.