Oltës i del pija, i kërkon falje publikut për gjestet e bëra

21:32 | 22 Mars 2023

Oltës i del pija, i kërkon falje publikut.

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë.

Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.

Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.

Pas një nate e dehur dhe me një fjalor të shthurur, Olta u zgjua ditën e sotme dhe i ka kërkuar falje të gjithë publikut.

Sapo është ngitur nga suita Olta ka kërkuar ndjesë në rast se kishte bërë ndonjë veprim të tepër, në të kundërt, ajo e tërheq ndjesën e saj.

“Publik i dashur me gjithë sinqeritetin, dje ishte nata e parë që unë u deha në Big Brother.

Ju kërkoj shumë ndjesë nëse kam bërë ndonjë gabim edhe pse nuk besoj. Në një format të tillë televiziv, nuk lejohet por për Zotin më falni dhe ju kërkoj ndjesë po nuk e dija që 3 pijë do më bënin tapë.”- tha Olta.

Komento: