Kujtim Shala i LDK-së shan Albin Kurtin në Kuvend

13:13 | 23 Mars 2023

Kryeministri Albin Kurti është sharë nga një deputet i Kuvendit të Kosovës në seancën e së enjtes.

Pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sipas pamjeve, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, dëgjohet duke përdor sharje ndaj Kurtit.

Ai u dëgjua pasi iu dha fjala kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për ta marrë fjalën. Shala e Abdixhiku ulen afër njeri-tjetrit në sallën e Kuvendit.

“Phu, t’q**** tradhtarin e nanës”, dëgjohet duke thënë Shala për Kurtin.

Komento: