Luizi duke e përkëdhelur, ka një premtim ndaj Kiarës

10:01 | 24 Mars 2023

‘Të gjithë do t’i nxjerr jashtë, një nga një’ – premtimi i Luizit ndaj Kiarës: Këta i shoh si pengesë për të qenë me ty.

Kiara Tito është në një nominim të fortë këtë javë, në një përballje të drejtpërdrejtë me Olta Gixharin në kuadër të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Dy konkurrentet janë pjesë e spektaklit të popullarizuar që nga dita e parë, ndërsa të shtunën pritet që njëra prej tyre të dalë nga shtëpia.

Në bazë të votave të publikut, do të jetë moderatorja apo aktorja që do të eliminohet.

Në ndërkohë, i dashuri i Kiarës, Luiz Ejlli, i cili fillimisht deklaroi se do të largohej edhe ai nëse del e dashura e tij, tash ka vendosur të qëndrojë dhe për më shumë, është zotuar që t’i nxjerrë të gjithë.

Derisa qëndronin të përqafuar së bashku, këngëtari i ka thënë prezantueses se do t’i nxjerrë të gjithë banorët nga shtëpia një e nga një, duke qenë se i sheh si pengesë që duhet ta kalojë për të qenë me të.

“Të gjithë do t’i nxjerr jashtë, një nga një… një nga një…”.

“E di si i shoh unë këta, i shoh si pengesë për të qenë me ty. Kështu që duhet t’i kaloj se nuk bën. I kaloj këta dhe jam Luizi yt mbasandaj përgjithmonë”, ka thënë mes tjerash Ejlli.

Komento: