
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të mbajë nesër konferencë për media, me fillim nga ora 12:00.
Ky deklarim vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur kundërkushtetues Ligjin për KPK-në, i riformuar nga Qeveria.
“Lidhur me njoftimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nesër në ora 12:00, do të mbajë konferencë për media”, njofton MD-ja.
