Policia për zjarrin në Elkos në Pejë: Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar

10:12 | 25 Mars 2023

Një objekt është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Pejë.

Nga fotografitë shihet se objekti që është duke u djegur është ai i Elkos Center.

Nga Policia Rajonale e Pejës kanë konfirmuar se zjarri është në kompaninë ELKOS, ndërsa kanë thënë se ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

“Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Fadil Gashi

Komento: