
Banorët në rastin e ditës së 90-të të qëndrimit në shtëpi janë befasuar nga produksioni.
Atyre u është organizuar një festë më koktej dhe muzikë në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në një moment Luiz Ejlli ka interpretuar këngën ‘Babastars’ e reperit Getoar Selimi.
Geti nga ana tjetër publikoi këto video në InstaStory dhe në njërën prej tyre e komentoi sërish artistin shkodran.
“Luiz baba”, shkroi sërish reperi kosovar. Duket se Getoari ka një pëlqim për Luizin dhe e mbështet si banor të Big Brothr VIP Albania.

