Pasi Kiara doli nga shtëpia, banorët bëjnë plane të ‘çmendura’ kundër Luizit

16:53 | 26 Mars 2023

Banorët tani po bëjnë plane të ‘çmendura’ kundër banorit më të përfolur të shtëpisë, Luizit.

Pas mbarimit të spektaklit të mbrëmshëm, banorët kanë shijuar darkën në ambientet jashtë shtëpisë.

Në një moment kur Luizi nuk ka qenë prezent, Qetsori u ka sugjeruar banorëve të tjerë ta sulmojnë tani që është i ndjeshëm, pas largimit të Kiarës.

Dea ka qenë ajo që e ka kundërshtuar si ide, pasi sipas saj nuk e sheh të drejtë në këtë moment që ai ndihet emocional.

Olta: I thashë unë jo

Qetsori: Edhe ti the joi

Dea: Pse ti Qetsor, çfarë sugjeron? Të sulmojmë Luizin ndërkohë që është emocional?

Qetsori: Jo, po them…

Dea: Ta lëmë të plagosur?

Qetsori: Po normal!

Dea: Ça do të thuash? Që ndërkohë që ai është emocional ne ta ngacmojmë?

Olta: Shumë i qartë ishte

Qetsori: Pse nuk e kuptove ti? Pse e bën 2 herë pyetjen

Dea: S’më duket aq e drejtë pra

Qetsori: Tani Reality është, ta marrë e mira!

Komento: