Pasi u largua Kiara, Olta i ‘gjuhet’ Luizit, tenton ta puth me zor, ky bën reagimin e papritur

18:26 | 26 Mars 2023

Pasi u largua Kiara, OLta i ‘gjuhet’ Luizit, tenton ta puth me zor, ky i fundit bën reagimin e papritur.

Mbrëmë Kiara u largua nga shtëpia e BBV dhe Luizi u mërzit shumë nga ndarja me të dashurën e tij dhe askush nuk mund ta ngushëllonte.

Edhe në marrëdhënie me banorët e tjerë Luizi ka qenë i tërhequr, nuk ka bërë më shaka edhe lojëra.

Ndonëse banorët i kanë qëndruar pranë, ai nuk i ka pranuar të gjithë, e sidomos Oltën.

Pasi mbaroi spektakli mbrëmë, Olta iu afrua Luizit për ta puthur, duke thënë se ia kishte borxh këtë. Por Luizi e refuzoi.

Olta: Hajde të të puth çik

Luizi: Unë të të përqafoj ty? Jo moj shpirt. Veç në finale do të të takoj unë ty.

Olta: Ta kam borxh puthjen.

Luiz: S’dua ta laj këtë borxh me ty.

Komento: