
A është beqare Zhaklin Lekatari?
Opinionistët e Big Brother VIP Albania, natën e mbrëmshme i kanë surprizuar banorët duke iu bashkuar shtëpisë.
Darka e banorëve me opinionistët pati batuta të shumta, ndërsa ishte Zhaklin ajo që nisi t’i ngacmonte nga pak lojtarët.
Ajo tha se debatet që bëhen mes tyre janë fiktive, pasi në fund të sherrit sërish puthen e përqafohen.
Opinionistja i tha Luizit se deri në fund të këtij formati, ai do e puthë Qetsorin në buzë në kuadër të lojës.
Ndërkaq, Zhaklin u pyet edhe për jetën private nga Kristi.
Kristi e pyeti Zhaklin nëse ajo është apo jo beqare. Kjo e fundit u shpreh se po.
