
Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë.

Banorët e shtëpisë u ndanë në çifte, por ata ende nuk e dinë se përse e bënë një gjë të tillë. Nita e cila njoftoi ndarjen, u shpreh se Vëllai i Madh do japë një njoftim të dytë se për çfarë u bë ndarja në çifte. Pas këtij komunikimi, banorët nisën të aludonin se për çfarë mund të jetë kjo ndarje.
Sipas Luizit mund të jetë diçka e ngjashme me rradhën e kaluar, ku banorët duhet të nominojnë në çift në dhomën e rrëfimit. Ai tha se banorët do nxjerrin atë dhe Kiarën në nominim “kokë më kokë”.
Shiko videon:
