Gjuajtje me armë në drejtim të modeles së njohur shqiptare, dalin pamje të ngjarjes së tmerrshme

12:32 | 08 Prill 2023

Gjuajtje me armë në drejtim të modeles së njohur, dalin pamje të ngjarjes së tmerrshme.

Një e papritur i ka ndodhur modeles shqiptare, Xhesika Berberi në New York.

Me anë të një videoje në Instagram, ajo ka treguar se dikush ka qëlluar me armë në ndërtesën ku ajo jeton.

Këtë rrëfim modelja e bëri nga dollapi i saj i rrobave ku ishte fshehur, pasi deri në ato momente që fliste agresori ndodhej akoma në ndërtesë.

Më pas me anë të një tjetër postimi, Xhesika tha se është mirë dhe e sigurt teksa falenderoi të gjithë fansat që u shqetësuan për të.

Komento: