Sellma e ‘shtinë në dorë’ Loredanën, reperja përfundon në këtë gjendje!

12:02 | 09 Prill 2023

Loredana Zefi, është njëra nga emrat më të komentuar në mediat rozë.

Ajo u bë personazh publik, kur deklaroi se është në lidhje me reperin e njohur, Mozzik, shkruan ORAinfo.

Lidhja e tyre bëri bujë të madhe, pasi si çift u pëlqyen shumë nga audienca. E dashuria e tyre ishte aq e madhe, saqë lindi vajza e tyre, Hana.

Gjithsesi, lidhja e tyre nuk zgjati shumë, pasi ajo çka përjetuan batica e zbatica. Tani, dyshja në fjalë janë ndarë dhe secili po vazhdon jetën e tyre.

E Lori, po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh poston foto shumë të bukura.

Ajo se fundmi ka publikuar disa fotografi ku tregon se është rregulluar nga grimerja e njohur kosovare, Sellma.

Kjo e fundit e paska shndërruar në ‘kukull’ Loredanën. /ORAinfo/

Komento: