
Pak ditë para finales, Luizi i jep ‘goditjen’ e madhe të dashurës së tij, Kiara Titos.
Luiz Ejlli ka habitur me deklaratën e tij, se kë e sheh ai në finale.
Sipas tij finalistët janë, Nita, Kristi, Dea dhe ai vetë.
Luizi, kësaj radhe nuk e përmendi Kiarën siç bënte herëve të tjera.
“Unë them se 4 finalistët janë, Luizi, Nita, Kristi dhe Dea. Të tre që përmenda për këtë arsye i dua jashtë, tani i shoh edhe si lojtar e si publik. Nita përfaqëson Kosovën, pati fat, por fati pjesë e lojës është. Por, edhe ka mbajtur qëndrim, e meriton.
Dea, vajza që ishte inekzistente, por pastaj përdori mënyrat e veta… Por, vajzë qytetare, simpatike, familje artistësh, shumë e ndjeshme, i shkojnë lotët direkt dhe kjo godet te publiku.
Kristi i veçantë, nuk marrim vesh si hyri e si vazhdon. Ky djalë i veçantë në modelin po a për mirë a për keq…Luizi luajti fort. Pra, katër personazhe me mënyra të ndryshme loje dhe secili ka rrugën e vet e nuk do të kenë pas komentet e publikut për rrugëtimin deri në finale”, tha Luizi.
