Efi zbulon të fshehtën e produksionit? Kiara do të largohet sonte

11:41 | 22 Prill 2023

Efi i drejtohet Luizit: Si ndihesh që po të ikën Kiara?

Efi, Kiara dhe Bledi janë në nominim. Njëri prej tyre do të lërë nesër shtëpinë e famshme.

Nisur nga kjo Efi nuk i ka kursyer ngacmimet ndaj Luizit, duke i thënë këtij të fundit: Si ndihesh që po të ikën Kiara?

Luizi u shpreh se i intereson vetëm fitorja e tij dhe asgjë tjetër nuk i bën përshtypje, qoftë dhe largimi i Kiarës.

Por, Efi i tha se nëse vërtet nuk do i interesonte, nuk do ishte kthyer në një mosmirnjohës kundrejt saj.

Kujtojmë se Luizi është në një mision për ta bërë Kiarën të mendojë se lidhja e tyre ka përfunduar.

Komento: