Robert Aliaj futet surprizë në studio, reagimi epik i Sabianit

11:09 | 03 Maj 2023

Robert Aliaj dhe Sabiani janë përballur për herë të parë me njëri-tjetrin këtë të martë në “Fan Club”. Sabiani ishte i ftuar së bashku me Keisin ndërsa Roberti hyri surprizë.

Megi Pojani tha se Roberti kishte ardhur posaçërisht nga Belgjika për “Fan Club”.

Me të hyrë Roberti, kamera fokusoi Sabianin dhe reagimin e tij. Këngëtari qëndroi pa lëvizur dhe vetëm shikonte nga ekrani.

Kujtojmë qe djali i Robertit, Krisit kishte nisur një marrëdhënie me vajzën e Sabianit, Kejsin.

Mirëpo me hyrjen e Sabianit në shtëpinë e BBV Albania, kjo lidhje u ndërpre dhe Kejsi i kërkoi Kristit qe njohjen e tyre ta vazhdojnë jashtë.

Mbetet të shihet nëse kjo njohje do të ndodh jashtë, apo mes tyre gjithçka ka përfunduar.

Komento: