
Mbresa Hajrullahu ishte finaliste e Big Borther Vip Kosova.
Ish-banorja e BBV Kosova, po vazhdon të marrë ende vëmendje të madhe në çdo paraqitje të saj në publik.
E vetëdijshme për këtë, Mbresa po vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo se fundmi ka publikuar disa fotografi ku shfaqet në top formë, përcjell ORAinfo.
E rregulluar si ‘nuse’ dhe me fustan veror të zgjedhur me shumë stil, Mbresa po shndërrit në pamje.

Kujtojmë që Mbresa kishte arritur në finale të BBV Kosova, por nuk kishte arritur t’a merrte çmimin e madh.

Sidoqoftë, ajo me arritjen në finale arriti t’i fitojë 10 mijë euro si dhe zemrat e publikut, pasi deri në atë kohë Mbresa ishte pak e njohur për publikun shqiptar. /ORAinfo/

