A e keni ditur se Donika Kadaj ka shitur akullore?

16:52 | 22 Qershor 2023

Donika Kadaj-Bujupi kur shiste akullore.

Donika Kadaj-Bujupi, e njohur si politikane e zonja, me disa poste me rëndësi në karrieren e saj, paska punuar edhe në fëmijëri.

Ish Deputetja e Kuvendit të Kosovës, si e vogël shiste akullore në qytet.

Në një studio televizive, Donika tregoj se në moshën 9 vjeçare shiste akullore, për ti dal në ndihmë familjes së saj, pasi babain e kishte të ndjekur politikisht, kurse nenën të pa punë.

Ani pse shumë vite më vonë ajo u bë figurë e rëndësishme e jetës politke, fëmijërinë nuk e harron asnjëherë.

Kadaj-Bujupi është aktive në media, duke ndarë momente nga puna e saj si këshilltare, shkruan Kosovarja.

Komento: