Pejë: Arrestohet një person, e pengoi tjetrin për ta parkuar veturën duke e gjuajtur me vazo nga banesa

11:15 | 15 Korrik 2023

Arrestohet pejani, e pengoi tjetrin për ta parkuar veturën duke e gjuajtur me vazo nga banesa.

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se për ta penguar një person tjetër për ta parkuar veturën, e ka gjuajtur me vazo të luleve nga banesa.

Sipas policisë, nuk raportohet për pasoja, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komento: