Hoti: E përjetuam kohën kur Qeveria vendos vet të mos marrë pjesë në takimin lidhur me Procesin e Berlinit

20:15 | 17 Korrik 2023
hoti:-e-perjetuam-kohen-kur-qeveria-vendos-vet-te-mos-marre-pjese-ne-takimin-lidhur-me-procesin-e-berlinit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, për mos pjësëmarrje në takimin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë.

Hoti ka thënë se Kosova e përjetoi përjashtimin nga ushtrimet e përbashkëta me NATO-n.

”Kosovës i vendosen sanksione nga Bashkimi Evropian”, vazhdon Hoti.

Shton se “Kosova vendos vetë të mos merr pjesë në takimin lidhur me Procesin e Berlinit.

”Një qeveri normale, e angazhuar për integrim euro-atlantik të Kosovës, nuk ia bën Kosovës këto dëme”, ka shkruar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Komento: