Lushtaku pretendon se Turqia e njoftoi Qeverinë Kurti se blerja e dronëve erdhi falë respektit ndaj Thaçit

21:35 | 17 Korrik 2023
lushtaku-pretendon-se-turqia-e-njoftoi-qeverine-kurti-se-blerja-e-droneve-erdhi-fale-respektit-ndaj-thacit

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar të enjten se blerja e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia është lajm i mrekullueshëm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka bërë të ditur se sa dronë janë blerë nga Kosova dhe as buxhetin e ndarë për ta.

Megjithatë, Lushtaku u shpreh se Kurti përsëri po gënjen dhe dezinformon opinionin publik, raporton Paparaci.

Sipas tij, “ai nuk ka aftësi për asgjë tjetër, përveç se të gënjej dhe të bëjë propagandë”.

“Kësaj here, këtë e dëshmoi duke u thirrur në raporte të mira me Presidentin Erdogan, të cilin vite më parë e kishte krahasuar me Putinin e Vuçiçin. Për Turqinë kjo ka qenë dhe mbetet e papranueshme”, shkroi ai në Facebook.

Lushtaku pretendon se Turqia ka njoftuar Qeverinë e Kosovës, se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm falë raportit dhe respektit ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Komento: