Haradinaj në Gjermani: Diaspora jonë është lidhja e Kosovës me Evropën

23:46 | 17 Korrik 2023
haradinaj-ne-gjermani:-diaspora-jone-eshte-lidhja-e-kosoves-me-evropen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ta takuar bashkatdhetarët në qytetin Reutlingenit të Gjermanisë.

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Në kuadër të vizitës në Gjermani, zhvilluam takim me bashkatdhetarët në qytetin e Reutlingenit. Bashkë patëm rastin të bisedojmë për zhvillimet aktuale në të cilat po kalon vendi ynë. Nga bashkatdhetarët ka shumë interesim për rolin e Aleancës në opozitëbërje, dhe për vizionin tonë për diasporën”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se diaspora shqiptare është lidhja e Kosovës me Evropën.

“Diaspora jonë është lidhja e Kosovës me Evropën dhe puna e tyre për vendlindjen është e madhe dhe e pakursyer”.

“Mirënjohës të gjithëve që besojnë në vizionin dhe vlerat shtetformuese të Aleancës”, ka thënë Haradinaj.

Komento: