S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet

11:55 | 20 Korrik 2023
s’ka-kuorum,-deshton-mbledhja-e-komisionit-parlamentar-per-buxhet

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Mbledhja ishte paraparë të mbahej në orën 10:00, por që në mungesë të kuorumit, e njëjta është shtyrë për orën 11:00.

Përkundër që të pranishëm në sallë ishin edhe deputetët e opozitës, të njëjtit nuk morën pjesë në votimin e rendit të ditës, për të cilin mazhoranca si pati votat e mjaftueshme për ta shtyrë para.

Me këtë rast, kryetari i këtij komisioni, Armend Muja njoftoi se mbledhja do të shtyhet për të hënën.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të shqyrtohej raporti vjetor i Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2022 dhe raporti vjetor financiar i Zyrës se Rregullatorit për Energji për vitin 2022.

Komento: