Musliu-Shoshi: Marrëveshja e arritur e Kurtit për veriun, dështim i ardhshëm i politikës së tij

18:24 | 26 Korrik 2023
musliu-shoshi:-marreveshja-e-arritur-e-kurtit-per-veriun,-deshtim-i-ardhshem-i-politikes-se-tij


Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka arritur marrëveshje për shtensionimin e situatës në veri.

Ky vendim i Kurtit, sipas deputetes së PDK-së, është dështim i ardhshëm i politikës së kryeministrit.

Ariana Musliu-Shoshi thotë se asnjë premtim Kurti nuk e ka mbajtur.

“Në raport me dialogun vetëm konsistence të qëndrimeve nuk ka pasur, çdo qëndrim që e ka thënë është zhbërë, asnjë premtim që  e ka premtuar deri sot nuk e ka mbajt ky vetëm dëshmon që është një dështim i ardhshëm i politikës së Kurtit dhe dialogut e diplomacisë tonë”, deklaroi Musliu-Shoshi.

Deputetja e PDK-së ka kritikuar edhe presidenten Osmani për qëndrimet e saj karshi veriut.

“Në tërë procesin e veriut presidentja rolin e saj nuk e ka luajtur komfor Kushtetueses dhe përgjegjësive që ka duhet edhe të merr veprime. Nuk përfaqëson atë për çfarë qëndron vendi dhe qytetarët por përfaqëson vendimet e Kurtit”, tha deputetja. 

Musliu-Shoshi ka folur edhe për sanksionet e BE-së kundrejt Kosovës.

Ajo tha se kur të implemtohet marrëveshja e arritur në Bratislavë, BE-ja bënë tërheqjen e sanksioneve.

“BE-ja nuk bënë tërheqjen e sanksioneve për derisa nuk implementohet marrëveshja e arritur në Bratislavë nëse ne si shtet nuk i plotësojmë katër kushtet të cilat janë vënë nga BE në asnjë mënyrë të bëhet deskalimi dhe tërheqja e sanksioneve. dhe kjo është një fatkeqësi e madhe. Përveç humbjes së aleatëve marrëdhëniet bilaterale, rrezikojmë shumë edhe në anën financiare”, u shpreh ajo.  

 

Komento: