Blero ia kërkon rikthimin publikisht të dashurës, i lutet dhe i ulet në gjunjë asaj

22:31 | 26 Korrik 2023

Blero është një ndër këngëtaret më të dashur për publikun tonë.

Ai është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, me postime të ndryshme, përcjell ORAinfo.

Së fundmi ai është përfolur edhe për një lidhje të re, por më pas u përfol edhe për ndarje.

Por, duket se tani Blero po ia kërkon asaj rikthimin publikisht.

“S’më intereson nëse thua nëse s’dëshiron të më shohësh mua, s’më intereson nëse thua se s’më do, do të luftoj përsëri, sepse në fund të fundit ti je dashuria e jetës time. Gruaja që zemra ime donte gjithmonë, por kurrë s’e dinte që ekzistonte vërtetë. Të dua zemër”, ka shkruar Blero.

Komento: