Kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë, a e la ndonjëri nga ta punën?

08:02 | 27 Korrik 2023
kercenimet-ndaj-policeve-te-rinj-serbe,-a-e-la-ndonjeri-nga-ta-punen?

Disa policë të rinj serbë janë kërcënuar për shkak të punës së tyre në Policinë e Kosovës.

Kjo ka ngjallur reagime te faktori vendor dhe ai ndërkombëtar. Ndërkohë, Sindikata e Policisë së Kosovës i ka dënuar sulmet, teksa ka thënë se ato janë të orkestruara nga Beogradi.

“Sikur policët që i shtinën me u tërheq nga detyra në Veri, ashtu edhe tash po i kërcënojnë policët e rinj serb. Këto sulme janë të orkestruara nga Beogradi”, u shpreh kryesindikalisti policor, Imer Zeqiri për Front Online.

Sipas Zeqirit, deri tash nuk ka informata se e ka lënë punën ndonjëri nga policët e kërcënuar të komunitetit serb.

“Nuk kam informacion se ka ndodh diçka e tillë”.

Ndërkaq, njohësit e sigurisë thonë që institucionet duhet të zbulojnë personat apo grupet që qëndrojnë prapa tentimeve për frikësim të zyrtarëve policorë.

“Institucionet e vendit duhet të vazhdojnë të punojnë në identifikimin e personave/grupeve që qëndrojnë mbrapa kërcënimeve, por gjithashtu të garantohet që zyrtarët policorë të jenë të mbrojtur nga ky veprim kriminal”, u shpreh eksperti i sigurisë Drizan Shala.

Eksperti tjetër, Bedri Elezi tha se shqetësimi duhet të bartet edhe tek aleatët.

Duhet trajtohen nga institucionet, të përpilohen provat dhe argumentet për t`i prezantuar para faktorët ndërkombëtarë se këto grupe kriminale të mbështetura nga Serbia po i rrezikojnë qytetarët”, theksoi Elezi.

Policëve të kanosur po kërkohet t`u ofrohet mbrojtje nga shteti.

Komento: